Aktualitet

Aksident i trefishtë në Patok, plagosen dy persona, dërgohen në spitalin e Traumës

29 Qershor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Aksident i trefishtë në Patok, plagosen dy persona, dërgohen

LAÇ– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, pranë kryqëzimit të Patokut në afërsi të qytetit të Laçit.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga AbcNews, tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dy të plagosur.

Të plagosurit, mësohet se janë dy të rinj, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po zbardh rrethanat e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i trefishte ne patok laç aksident i trefishte ne patok laç

Sondazh

Poll