Aktualitet

Covid-19 rikthehet në Mat, infektohet punonjës i bashkisë, u merren tamponët 9 familjarëve, dezinfektohen zyrat e instituci

29 Qershor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Covid-19 rikthehet në Mat, infektohet punonjës i bashkisë, u

MAT- COVID-19 rikthehet në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rasti i ri me COVID-19 është pjesë e administratës së Bashkisë Mat. Menjëherë është bërë  dezinfektimi i të gjitha ambienteve të kësaj bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet NJVKSH Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë, familjarë të rastit zyrtar. Pritet që tamponët t’ju merren edhe personave të tjerë, që kanë patur kontakt me rastin për shkak të punës.

Sakaq,  sot Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 2 të moshuar. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 58. MSH konfirmoi edhe 64 raste të reja me COVID-19 dhe harta u zgjerua  në 14 qytete. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim  84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Autoritetet vendore të Shëndetësisë iu bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes duke respektuar rregullat e mbrojtjes ndaj Covid-19, si distancimi social, përdorimi i dezinfektantëve, maskave e dorezave në ambjente të mbyllura.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll