Aktualitet

Sherr për pronën mes vëllezërve në Mat, 34-vjeçari godet me sende të forta gjyshen, arrestohen nga Policia

29 Qershor 2020, 10:00 Nga DOSJA
Sherr për pronën mes vëllezërve në Mat,

MAT- Sherr për pronën mes vëllezërve në Mat. Policia bën me dije se në fshatin Midhë ka arrestuar tre vëllezërit G. S, 34 vjeç, I. S, 45 vjeç dhe F.S, 42 vjeç, të cilët goditën njëri-tjetrin dhe familjarët  e tyre gjatë sherrit për pronën. Policia bën me dije se 34-vjeçari ka  goditur me një send të fortë gjyshen e tij, 80-vjeç. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë kanë goditur me sende të forta vëllain tjetër të tyre,  58-vjeçarin me iniciale B.S.

Njoftimi i Policisë: 

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes tre vëllezërve, për motive pronësie. Arrestohen nga Policia 3 vëllezërit, për dhunë në familje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Midhë, Njësia Administrative Komsi, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. S., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi  ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës. I. S., 45 vjeç dhe F. S., 42 vjeç, banues në fshatin Midhë, pasi për motive pronësie kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S., 58 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar drejt banesës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 vëllezërit në mat sherr për pronën në mat arrestohen 3 vëllezërit në mat sherr për pronën në mat

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 09:01

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën f...