Aktualitet

EMRAT/ Të dënuar për vrasje, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, OFL-ja i çon ‘pusullën’ anëtarit të klan

29 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
EMRAT/ Të dënuar për vrasje, trafik droge dhe grup të

TIRANË– Eftim Ziko, Nikolla Panariti janë  subjektet e radhës, të cilët kanë marrë sot pusullën nga Operacioni Forca e Ligjit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Eftim Ziko, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;

Nikolla Panariti banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;

Dhe O.L banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”; do të duhet të vetëdeklarojnë pasurinë e tyre.

Ky i fundit njihet ai anëtari i klanit Duka, dhe është shpallur në kërkim pëas vrasjes së Santiago Malkos. 

Njoftimi i OFL, 29 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. Z., banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;

N. P., banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;

O. L., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eftim ziko nikolla panariti ofl ne terren eftim ziko nikolla panariti ofl ne terren

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 09:01

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën f...