Aktualitet

Zhvillohen homazhet për mjeshtrin e valles popullore, përcillet për në banesën e fundit Besim Zekthi

29 Qershor 2020, 06:58 Nga DOSJA
Zhvillohen homazhet për mjeshtrin e valles popullore, përcillet

TIRANË- Ditën e sotme, në Muzeun Kombëtar Historik janë zhvilluar homazhet për nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Homazhet janë zhvilluar nga ora 11:00 deri në 12:45, ku kanë marrë pjesë dhe personalitete të artit, muzikë se politikës në vend. Po ashtu miq, të afërm dhe familjarë i kanë bërë nderimet e fundit Besim Zekthit.

I pranishëm në këtë homazhe është edhe vetë Presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij përpara mediave, Meta shprehu ngushëllimet e tij për familjen Zekthi, teksa shtoi se të rinjtë duhet të ndjekin shembullin e “Mjeshtrit të madh”.

Për gati gjashtë dekada ishte një simbol i kulturës dhe krenarisë kombëtare. Një artist, i cili diti t’i japë krenari dhe dinjitet vendit të tij. I dha një vend të jashtëzakonshëm Shqipërisë, në skenat europiane dhe botërore edhe në momentet më të vështira. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij. Uroj që të rinjtë të frymëzohen nga personaliteti i tij dhe gjithçka që ai krijoi me sakrifica. Është një trashëgimi kulturore,”- tha Meta ndër të tjera.

Besim Zekthi është i njohur nga të gjithë, pasi ka dhënë një kontribut të madh si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve. Gjatë karrierës së tij ai mori edhe dy titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme.  Teatri i Operas dhe i Baletit njoftoi për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin nderi i kombit. Artisti i njohur humbi jetën në moshën 84-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

(J.V. F.M. A.B. Dosja.al_

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besim zekthi ilir meta vdes besim zekthi besim zekthi ilir meta vdes besim zekthi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 09:01

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën f...