Aktualitet

29 Qershor 2020, 09:01 Nga DOSJA

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën forcë si më parë. Në deklaratën e përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, Tomimi tha se të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.

Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike. Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë”, tha ajo.

Më tej në deklaratë epidemiologia tha se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm për respektimin e të gjitha masave. Ajo ka bërë dhe njëherë apel për mbajtjen e masëk në ambiente nuk mund të ruhet distanca. Një thirrje shkon për të gjitha bizneset si bar, kafe, restorante, të zbatojnë me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë.

“Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore. Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur”, tha Tomimi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë  11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Numri i viktimave ka shkuar në 58, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomimi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise eugena tomimi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise

Sondazh

Poll