Aktualitet

Futet në intubim mjeku i QSUT-së që u infektua me Covid-19, u përkeqësua ditët e fundit

29 Qershor 2020, 08:58 Nga DOSJA
Futet në intubim mjeku i QSUT-së që u infektua me Covid-19, u

TIRANË– Një mjek pranë QSUT-së, është future në intubim, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për mjekun me iniciale A.P., 57 vjeç, i cili ishte i punësuar pranë repartit të Hematologjisë.

Mësohet se mjeku ndodhet në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye është dashur të intubohet.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë  11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Numri i viktimave ka shkuar në 58, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet intubohet mjeku i infektuar koronavirusi ne shqiperi intubohet mjeku i infektuar koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll