Aktualitet

Shkeli vendimin e gjykatës duke iu afruar të atit, e pëson 51-vjeçari nga Berati, arrestohet nga policia

29 Qershor 2020, 07:53 Nga DOSJA
Shkeli vendimin e gjykatës duke iu afruar të atit, e pëson

BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar një 51-vjeçar me iniciale E.K, i cili theu vendimin e gjykatës për të qëndruar larg të atit të tij. Uniformat blu bëjnë me dije se që në gusht të vitit 2019 gjykata ka dhënë urdhër mbrotje për të atin e 51-vjeçarit, personin me iniciale N.K. Ky vendim është dhënë pasi djali ushtronte dhunë psikologjike ndaj të atit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin: E. K., 51 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës për të qëndruar larg të atit, shtetasit N. K., 76 vjeç, banues në Kuçovë. Shtetasi N. K. që prej gushtit të vitit 2019 ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi djali i tij, shtetasi E. K. ushtronte dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 51-vjeçari në berat arrestohet 51-vjeçari në berat

Sondazh

Poll