Aktualitet

Shkon në 58 numri i viktimave, në 24 orët e fundit ndërrojnë jetë dy pacientë tek Infektivi

29 Qershor 2020, 08:45 Nga DOSJA
Shkon në 58 numri i viktimave, në 24 orët e fundit

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar dhe dy persona me COVID-19. Në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, Eugena Tomimi nga ISHP njoftoi se një viktimë ishte 78 vjeçe nga Tirana dhe bashkë me të ka ndërruar jetë dhe një 83-vjeçar nga Durrësi.

Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, njoftoi ministria.

Rastet fatale ditët e fundit janë shtuar shumë, ku ditën e djeshme u njoftua për 3 viktima. Ndërkohë sot janë konfirmuar dhe 64 raste të reja me COVID-19 dhe vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll