Aktualitet

Rëndohet bilanci i COVID-19/ Brenda 24 orëve shënohen 4 viktima. Konfirmohen 64 raste, mes tyre nënkryetarja e bashkisë së Shkodrës (SHIFRAT)

  • Covid-19 shënon viktimën e parë nga ‘bluzat e bardha’, ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së Arjan Pushi
  • Shkon në 58 numri i viktimave, në 24 orët e fundit ndërrojnë jetë dy pacientë tek Infektivi
  • Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës e infektuar me COVID-19
  • Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID-19. Në vend janë konfirmuar 64 raste të reja dhe harta është zgjeruar në 14 qytete. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë, 11 prej tyre në terapi intesive.
    Featured image of article: Rëndohet bilanci i COVID-19/ Brenda 24 orëve shënohen 4 viktima. Konfirmohen 64 raste, mes tyre nënkryetarja e bashkisë së Shkodrës (SHIFRAT) Eugena Tomimi, Arjan Pushi, Artur Ndreu dhe Emilia Koliqi

    TIRANË- Rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë, një 78-vjeçare nga Tirana dhe një 83-vjeçar nga Durrësi.

    Sipas MSH-së 78-vjeçarja ishte transferuar nga një spital jopublik në spitalin Infektiv, por edhe pas trajtimit intesiv ajo nuk mundi të shpëtonte. Ndërsa 83-vjeçari nga Durrësi vuante nga hipertensioni.  Gjithashtu pasditen e sotme kanë ndërruar jetë dhe dy personel të stafit mjekësor. Në vend është ka ndërruar jetë mjeku i parë, Arjan Pushi dhe  punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Edhe pse lajmi pwr ndarjen nga jeta tw Pushit u konfirmua nga kolegët, ministrja e Shëndetësisë e mohoi. 

    Pas tyre ka ndërruar jetë edhe një 69-vjeçar nga Shkodra, i cili prej 10 ditësh ishte në gjendje të rëndë pasi vuante edhe nga hipertensioni. 

    Deri më tani sipas Ministrisë janë shënuar 59 viktima, por shifra nuk është përditësuar me dy humbjet e fundit, duke e çuar numrin në 60 jetë të humbura nga pandemia.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec. Mes të infektuarve janë nënkryetja e Bashkisë së Shkodrës,  Emilia Koliqi dhe një punonjës i Bashkisë së Matit. 

    Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë  11 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa, 2 pacientë janë të intubuar, mes tyre ishte edhe mjeku i QSUT-së Pushi, i cili ndërroi jetë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

    Duke parë situatën e cila sa vjen e përkeqësohet ministria u bën apel bizneseve bar-kafe, restoranteve, të zbatojnë me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë. Sipas minsitrisë së Shëndetësisë shërbimet duhet të kryhen vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore.

    Një thirrje shkon për qytetarët që të evitojnë festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente të mbyllura. “Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur”, shtohet në njoftim.

    (J.V. A.B. Dosja.al)

    • 19:44

      Ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19 në Shqipëri, MSH: Vuante dhe nga hipertensioni

      Foto ilustruese

      Tjetër viktimë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pasditen e sotme ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Shkodra, i cili prej 10 ditësh ishte në gjendje të rëndë. Mësohet se 69-vjeçari, përveç pandemisë  vuante edhe nga hipertensioni dhe për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka mundur të mbijetojë.

      “Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve,”-njofton Ministria. 

    • 16:30

      Covid-19 shënon viktimën e parë nga ‘bluzat e bardha’, ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së Arjan Pushi

      Ndërron jetë mjeku i parë nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se ka ndërruar jetë hematologu, Arjan Pushi, i cili u vu sot në intubim, (frymëmarrje të drejtuar). Deri më tani nuk ka detaje nga Ministria e Shëndetësisë për ndarjen e tij nga jeta dhe nuk dihet nëse ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e ka dhënë kolegu i tij, Bernard Progini, i cili ka sqaruar se edhe pas përpjekjeve të mjekëve, Pushi nuk ka mundur që të mbijetojë.

      “Prof.Dr Arjan Pushi, hematolog në departamentin e Hematologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas një intubimi të gjatë në reaminacionin e infektivit duke luftuar me jetën ndaj COVID-19, u dorëzua! U dorëzua, një mjeshtër i madh i punës që ndër vite dhe një kontribut madhështor në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevave tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht, breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u preftë në paqe. Ngushëllime familjarëve!,”-shkruan Berdard Progni.

      Ndërkohë Pushi është personi i dytë që ndërron jetë nga stafi i ekipit mjekësor, pasi para tij ka ndërruar jetë edhe  punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu.

    • 12:07

      Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës e infektuar me COVID-19, Emilia Koliqi dyshohet se virusin e mori në një dyqan

      Emilia Koliqi

      Nën/kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Emilia Koliqi është infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nënkryetarja e ka bërë testin një ditë më parë, ku rezultoi pozitive. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nënkryeterja Koliqi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është me temperaturë 37.5. Dyshohet se virusin ajo mund të ketë marrë në një dyqan.

      Ndërkohë, pas konfirmimit të saj një sërë punonjës të bashkisë së Shkodrës po bëjnë analizat. Po kështu, pritet të nisë edhe dezinfektimi i zyrave të kësaj bashkie.

    • 12:28

      Covid-19 rikthehet në Mat, infektohet punonjës i bashkisë, u merren tamponët 9 familjarëve, dezinfektohen zyrat e institucionit

      Bashkia Mat

      COVID-19 rikthehet në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rasti i ri me COVID-19 është pjesë e administratës së Bashkisë Mat. Menjëherë është bërë  dezinfektimi i të gjitha ambienteve të kësaj bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë.

      Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet NJVKSH Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë, familjarë të rastit zyrtar. Pritet që tamponët t’ju merren edhe personave të tjerë, që kanë patur kontakt me rastin për shkak të punës.

    • 11:35

      Infektohen 2 gra në Kurbin, njëra prej tyre mori pjesë në një dasmë

      Spitali Laç

      Ministria e Shëndetësisë njoftoi së fundmi se janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Kurbin. Mësohet se të infektuarit janë një punonjëse fanonerie dhe një grua që kishte marrë pjesë në një dasmë. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

    • 11:10

      Preket nga COVID-19 punonjësi i portit të Vlorës, u infektua nga një i afërm i tij

      Spitali Vlorë

      Gjatë orëve të fundit ka rezultuar vetëm një peson i infektuar në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i prekur nga virusi është një punonjës i portit. Ky i fundit është infektuar nga një i afërm i tij. Ndërkohë, në Krujë janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19. Mësohet se të infektuarit janë kontakte të të prekurve të mëparshëm.

    • 11:04

      Përditësimi i të dhënave për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit

      Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike. Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë. Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

      Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec. Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

      Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Mbajtja e maskës është domosdoshmëri për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ato ambiente ku nuk ruani dot distancën. Biznese, bar, kafe, restorante, zbatoni me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë. Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore. Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

      COVID-19 – Statistika (29 Qershor 2020): Testime totale 26663; Raste pozitive 2466; Raste të shëruara 1438; Raste Aktive 970 Humbje jete 58 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)/ Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 358; Durrës 198; Shkodër 155; Vlorë 100;  Fier 47; Lezhë 39; Korçë 28; Kukës 18; Elbasan 13; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 1.

    • 11:01

      “Virusi vijon me të njëjtën forcë”, ministria thirrje qyteterëve e bizneseve: Respektoni masat kundër COVID-19, është në të mirën tuaj

      Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën forcë si më parë. Në deklaratën e përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, Tomimi tha se të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.

      Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike. Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë”, tha ajo.

      Më tej në deklaratë epidemiologia tha se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm për respektimin e të gjitha masave. Ajo ka bërë dhe njëherë apel për mbajtjen e masëk në ambiente nuk mund të ruhet distanca. Një thirrje shkon për të gjitha bizneset si bar, kafe, restorante, të zbatojnë me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë.

      “Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore. Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur”, tha Tomimi.

    • 10:58

      Futet në intubim mjeku i QSUT-së që u infektua me Covid-19, u përkeqësua ditët e fundit

      Një mjek pranë QSUT-së, është future në intubim, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit.

      Spitali infektiv

      Dosja.al mëson se bëhet fjalë për mjekun me iniciale A.P., 57 vjeç, i cili ishte i punësuar pranë repartit të Hematologjisë. Mësohet mjeku ndodhet në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye është dashur të intubohet.

    • 10:45

      Shkon në 58 numri i viktimave, në 24 orët e fundit ndërrojnë jetë dy pacientë tek Infektivi

      Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar dhe dy persona me COVID-19. Në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, Eugena Tomimi nga ISHP njoftoi se një viktimë ishte 78 vjeçe nga Tirana dhe bashkë me të ka ndërruar jetë dhe një 83-vjeçar nga Durrësi.

      Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, njoftoi ministria.

      Rastet fatale ditët e fundit janë shtuar shumë, ku ditën e djeshme u njoftua për 3 viktima. Ndërkohë sot janë konfirmuar dhe 64 raste të reja me COVID-19 dhe Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

    Shto Koment