Aktualitet

“Kam qenë e lidhur me Sebastianin”/ Adjola Lakra flet për herë të parë pas ‘kurthit’: Billës i bëra ftesë në In

29 Qershor 2020, 07:49 Nga DOSJA
“Kam qenë e lidhur me Sebastianin”/ Adjola Lakra flet për

TIRANË– Adjola Lakra, e akuzuar se nxorri në oritë Hekuran Billën, ka folur për herë të parë para grupit hetimor. Mësohet se Lakra ka pranua që të ketë pasur marrëdhënie me Sebastian Malin. Më pas, sipas saj, ata janë ndarë dhe kjo ka folur me Billën në Instagram. Lakra nuk ka pranuar se është paguar nga ai apo familja e Viktor Markut për të nxjerrë në pritë Billën.

Une kam qene e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja ne te njejtin pallat ku e ema e tij kishte parkukerine. Jemi lidhur por me pas jemi ndare,fillimisht me ka bere Billa ftes ne instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmone takoheshim ne te njejtin vend pasi Hekurani nuk levizte. Nuk jam paguar nga askush për të nxjerrë në pritë Billën,”- mësohet të ketë thënë Lakra.

Adjola Lakra ka dalë sot para trupit gjykues ku do të njihet me masën e sigurisë. Ajo u vu në pranga pak ditë më parë. Ajo e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë vetë ajo që e ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, për paratë që i kishte premtuar Viktor Marku. Lakra ka deklaruar se ishte shtyrë nga Sebastian Mali, që të krijonte lidhje dhe të afrohej me Billën në mënyrë që t’u raportonte atyre çdo lëvizje të biznesmenit të ndjerë.

Kështu, në këmbim të parave më 11 qershor, Lakra la takim me Billën, por aty e priti Marku, i cili akuzet ta ketë ekzekutuar për të marrë hakun e të vëllait, Prel markut, të cilin Billa e kishte vrarë në Angli. Emri i Lakrës doli në tabulatet telefonike, të cilat zbuluan se ajo kishte patur edhe lidhje paralele me Malin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adjola lakra ekzekutihet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa sebastian mali adjola lakra ekzekutihet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa sebastian mali

Sondazh

Poll