Aktualitet

“Ditën vrasjes e kanë telefonuar, s’është paguar nga Viktor Marku”/ Avokati i Adjola Lakrës: Është fatkeqësi, para

29 Qershor 2020, 08:24 Nga DOSJA
“Ditën vrasjes e kanë telefonuar, s’është paguar

TIRANË- Avokati i Adjola Lakrës, Andi Duraj ka deklaruar se klientja e tij nuk ka lidhje me vrasjen e Hekuran Billës. Në një prononcim për mediet ai sqaroi se ditën e vrasjes klientja e tij nuk e ka telefonuar Hekuran Billën, por i ka ardhur një telefonatë nga ky i fundit. Ai theksoi se Adjola Lakra nuk është paguar nga Viktor Marku, por nuk mohoi njohjen e vajzës me një nga autorët.

“Prokuroria nuk ka formuluar akoma akuzë. Ka dyshime për vrasje për gjakmarrje në rolin e ndihmes. U siguroj dhe u grantoj se asnjë çast prej vajzës nuk kanë dalë ato fjalë që keni bërë publike. Ajo ngeli sot e arrestuar nga helmimi që i është bërë nga opinioni publik. Vajza nuk i ka thënë kurrë ato që nxirrni ju. Shumë shpejt kur të dalë e lirë do flasim prapë. I vetmi moment është fatkeqësia. Përpara se të njihte viktimën ka njihur një nga autorët e dyshuar. Vepra penale është vrasje për gjakmarje, vajza po hetohet në rolin e ndihmes. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sakta dhe të sinqerta. Nuk ka qenë në djeni të vrasjes. Nuk ka telefonuar ajo ditën e vrasjes por e kanë telefonuar. Nuk është paguar nga Viktor Marku dhe nuk ka marrë para. Njohja me Viktor Markun është bërë në rrjetet sociale. Por nuk do them gjë më shumë, pasi nëse vazhdoj mund të cënoj hetimin”, u shpreh avokati i saj.

Ditën e sotme, gjykata ka dha masën “arrest me burg” për Adjola Lakrën. Në seancën e sotme gjyqësore ajo u shfaq me maska dhe e qetë. 26-vjeçarja akuzohet se ka qenë personi që e ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, pasi kishte lidhje intime me të. Dyshohet se vajza e ka bërë gjithë këtë për një shumë parash që i kishte premtuar Viktor Marku.  Ky i fundit akzuohet se ka ekzektuar biznesmenin, duke marrë kështu hakun për vëllain e tij Prel Markun, të cilin Billa e ka vrarë më 2006 në Angli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adjola lakra andi duraj ekzekutimi i hekuran billës adjola lakra andi duraj ekzekutimi i hekuran billës

Sondazh

Poll