Aktualitet

U infektua me COVID-19, shërohet aktori Florian Binaj. Tamponi i fundit rezulton negativ

29 Qershor 2020, 08:34 Nga DOSJA
U infektua me COVID-19, shërohet aktori Florian Binaj. Tamponi i fundit

TIRANË- Aktori Florian Binaj nuk është më i infektuar me COVID-19. Dosja.al mëson se ai ka bërë ditën e djeshme tamponin e radhës dhe ka rezultuar negativ.

Aktori i ‘Portokallisë’ prej më shumë se dy javësh kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, po nuk kishte asnjë simptomë. Ai gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar në shtëpi dhe siç ka deklaruar dhe vetë nuk ka marrë asnjë ilaç kundër virusit.

Binaj u infektua dy javë më parë dhe siç tregoi në një intervistë në “Open”, ai kishte qenë me pushime në Dhërmi dhe nuk kishte marrë xhip me vete. Pasdite pasi kishte dalë nga deti kishte ndjerë ftohtë dhe një ditë më pas kishte temperaturë.

Pasi ishte kthyer në Tiranë kishte bërë tapmonin dhe kishte rezultuar me COVID-19. Aktori i ‘Portokallisë’ në numrin e fundit të këtij spektakli ka paralajmëruar shërimin, pasi në dialog me kolegun e tij tha se dhe pak ditë dhe do mposhte virusin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian binaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sherohet florian binaj florian binaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sherohet florian binaj

Sondazh

Poll