Aktualitet

“Bashkia na tha ujë të pijshëm s’ka Tirana jo të keni ju”/ Fermerët e Semanit në protestë: Kryepleqtë janë milita

29 Qershor 2020, 08:09 Nga DOSJA
“Bashkia na tha ujë të pijshëm s’ka Tirana jo të

FIER- Ditën e sotme rreth rreth 50 fermerë dhe qytetarë të 9 fshatrave në Fier janë mbledhur për të protestuar për ujin e pijshëm dhe ujin vadites para njësisë administrative Seman Topojë. Për mediet ata kanë deklaruar se nuk kanë ujë për vaditur parcelat dhe nuk kanë as ujë të pijshëm në banesat e tyre. Fermerët shprehen se asnjë institucion nuk po u jep zgjidhje. Ata theksuan se kryepleqtë e fshatrave janë militantë partie dhe nuk duan t’ja dinë për problemet e fermerëve.

 

“Tani administratori na del me një justifikim tjetër. Ai thotë se kryepleqtë nuk na kanë sjellë kërkesat nga fermerët  dhe të thonë sesa hektarë tokë kanë për të vaditur. Por ata vetë i zgjodhën ca militantë partie, pa zgjedhje pa gjë. Nuk duan tja dinë ata militantë partie për fermerët se ata rrogat i marrin. Çfarë duhet të bëjmë ne? Si duhet të veprojmë? Ne nuk kemi lënë asnjë institucion pa vajtur. Në bashki nga thonë për ujin e pijshëm, s’ka ujë Tirana dhe jo të keni ju. Jemi taksapagues të rregullt”, u shpreh një nga fermerët.

Ndërkohë sot po zhvillohet një tjetër protestë, por në Durrës. 150 qytetarë janë duke protestuar para bashkisë së Durrësit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fermerët e semanit protestë në seman fermerët e semanit protestë në seman

Sondazh

Poll