Sport

Legjenda e Gjermanisë fton Messin: Lëre Argjentinën, të japim pasaportë gjermane!

28 Qershor 2020, 13:34 Nga DOSJA
Legjenda e Gjermanisë fton Messin: Lëre Argjentinën, të

Mijëra shqiptarë janë adhurues të legjendës Lothar Matthaus, i cili në 1990 fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë. Ai ende shihet si idhull në vendin tonë, të paktën nga ata që janë tifozë të futbollit gjerman.

Në intervistën e tij më të fundit për La Nacion, ish-mesfushori ka befasuar me një deklaratë për yllin Leo Messi. Ai e ka ftuar sulmuesin argjentinas të bashkohet me kombëtaren gjermane.

“Nuk e kuptoj se si Messi kritikohet në Argjentinë. Nëse atij nuk i pëlqen sjellja e argjentinasve atje, me kritikat që i bëjnë, e ftoj të vijë në Gjermani. Ne jemi gati t’ia japim menjëherë pasaportën”, ka thënë Matthaus.

“Messi apo Maradona? Argjentina ka dy ndër më të mirët në histori. Kaq”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjermania matthaus messi gjermania matthaus messi

Sondazh

Poll