Sport

FOTO/Hakimi vjen në Milano së bashku me partneren “bombë”, ja kush është aktorja e njohur spanjolle

28 Qershor 2020, 10:17 Nga DOSJA
FOTO/Hakimi vjen në Milano së bashku me partneren

MILANO-Anësori maroken Achraf Hakimi është përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm, pasi zikaltrit kanë arritur marrëveshjen si me Realin e Madridit, ashtu edhe me futbollistin, me këtë të fundit që pritet të mbërrijë në Milano sot ose nesër.

Por bashkë me Hakimin, në Milano do të vijë edhe aktorja e njohur spanjolle Hiba Abouk, e cila është e lidhur me marokenin prej disa kohësh dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për të, pasi zotëron mirë gjuhën italiane.

Me origjinë tuniziane, Hiba ka lindur në Madrid dhe ka marrë pjesë në shumë seriale televizive spanjolle, ndërsa prej disa kohësh është e lidhur me Hakimin, ndonëse është edhe 12 vite më e madhe.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund hakimi hiba abouk inter dortmund hakimi hiba abouk inter

Sondazh

Poll