Sport

Mesfushori i Barcelonës “kapet mat” në Torino, gati zyrtarizimi i shkëmbimit më të madh të verës

28 Qershor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Mesfushori i Barcelonës “kapet mat” në Torino, gati

Juventusi dhe Barcelona kanë gjetur marrëveshjen për shkëmbimin e mesfushorëve Arthur dhe Miralem Pjanic. Mesfushori brazilian nuk donte të largohej nga Camp Nou, por duket se më në fund ka pranuar kalimin në Torino.

Lojtari zbarkoi në Caselle Airoport në orët e vona të së shtunës. Ai udhëtoi me një avion privat, ndërsa Sport shkruan se së bashku me të zbarkuan dhe anëtarë të familjes së tij dhe ish-drejtori i Barcelonës, Robert Fernandez.

Vizitat mjekësore do të kryhen ditën e sotme, ndërsa marrëveshja është mbyllur me kalimin e Pjanicit në Barcelonë dhe 10 milionë euro të tjera. Pjanic do të fluturojë në Barcelonë në orët në vijim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona juventusi merkato barcelona juventusi merkato

Sondazh

Poll