Sport

VIDEO/ Luajti kundër Kukësit sezonin e kaluar për Kupat e Europës,ekipi i njour bie nga kategoria, tifozët futen në fushë

28 Qershor 2020, 12:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Luajti kundër Kukësit sezonin e kaluar për Kupat e

HUNGARI– Ekipi i njohur hungarez, Debrecen ka rënë nga kategoria pas barazimit në javën e fundit ndaj rivalit kryesor Paks. Debrecen duhet të fitonte me patjetër për të shpëtuar sezonin por 90 minutëshi përfundoi në 1-1.

Hungaria është vendi që ka lejuar tifozët në shkallët e stadiumit, por me një sasi të kufizuar personash. Menjëherë sapo përfundoi ndeshja, të gjithë lojtarët u shtrinë në tokë të mërzitur për këtë rënie nga kategoria. Tifozët të irrituar nga lojtarët, kanë pushtuar fushën e lojës, jo për t’iu dhënë kurajë, por për t’i goditur.

Duhej ndërhyrja e policisë, në mënyrë që tifozët të shpërndaheshin dhe të largoheshin nga fusha e lojës.Sezonin e kaluar ekipi hungarez luajti kualifikueset e Europa league, madje duke eleminuar Kukësin në fazëën e parë eleminatore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport debrecen hungaria kukesi debrecen hungaria kukesi

Sondazh

Poll