Sport

Ja vlerësimi që mori Strakosha nga mediat italiane në ndeshjen ndaj Fiorentinës

28 Qershor 2020, 11:43 Nga DOSJA
Ja vlerësimi që mori Strakosha nga mediat italiane në ndeshjen

ROMË-Lazio mori një fitore shumë të rëndësishme në mbrëmjen e djeshme teksa mposhti në shtëpi Fiorentinën me rezultatin 2-1. Por, sfida nuk ishte aspak e lehtë për bardhekaltërit të cilët e mbyllën pjesën e parë në disavantazh falë edhe kualitet të Ribery.

Përmbysja erdhi në pjesën e dytë falë golit nga pika e bardhë e Imobiles dhe realizimit të Luis Alberto, shtatë minuta para përfundimit. Sakaq, sa i përket notave të ndeshjes, Eurosport ka vlerësuar paraqitjen e Tomas Strakoshës me notën 6, duke e liruar nga faji në rastin e golit të pësuar nga Ribery.

“I pafajshëm në momentin kur pësoi golin nga Ribery, ndërkohë që në pjesën e mbetur të ndeshjes nuk mbahet mend për ndonjë gabim të mundshëm apo pritje të mëdha”, shkruhej në përshkrimin e ndeshjes së Strakoshës.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina lazio ribery strakosha fiorentina lazio ribery strakosha

Sondazh

Poll