Sport

Merrni shembull nga Guardiola: Do të nderojmë Liverpool-in në shtëpi për titullin e merituar

28 Qershor 2020, 13:25 Nga DOSJA
Merrni shembull nga Guardiola: Do të nderojmë Liverpool-in në

Pas 30 vitesh, Liverpool më në fund mund të festojë trofeun e titullit kampion të Premier League. Humbja e Manchester City me Chelsea-n i siguroi triumfin matematikisht skuadrës së kuqe dhe sfida e radhës do të luhet në “Etihad Stadium”.

Anglia ka një traditë të veçantë që duartroket fituesit dhe diçka e tillë do të ndodhë dhe me Liverpoolin. Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se ekipi i tij do të nderojë kampionët e titullit në Angli.

”Sigurisht që do t’i presim dhe do t’i nderojmë ata. Liverpool do të vijë në shtëpinë tonë dhe tashmë ata janë zyrtarisht kampionë. Do ta bëjmë ceremoninë në një mënyrë të pabesueshme, pasi vërtetë që e meritojnë”, ka thënë Pep.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata guardiola liverpool deklarata guardiola liverpool

Sondazh

Poll