Sport

Jo vetëm Arthur, Juventus bën goditjen e rradhës, merr Cristiano Ronaldon e ardhshëm nga Manchester City

28 Qershor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Jo vetëm Arthur, Juventus bën goditjen e rradhës, merr Cristiano

TORINO-Në ditën e ekzaminimeve mjekësore të Arthur Melo, Juventus bën një tjetër goditje. Felix Correa, portugezi i datëlindjes 2001 ka mbërritur nga Manchester City. Lusitani i talentuar, i rritur te Sporting Lisbon njësoj si Cristiano Ronaldo, luajti sezonin e kaluar në Holandë si i huazuar te skuadra e AZ Alkmar, duke arritur 27 paraqitje dhe shënuar 3 gola.

Klubi i Pep Guardiola-s e bleu Correan një vit më parë për 3.5 mln euro. Një shifër e rëndësishme për një lojtar që ende nuk kishte bërë debutimin me e ekipin e parë, por që u vlerësua si futbollisti më i mirë për moshën U-19.

Futbollisti është përfshirë në një shkëmbim me një tjetër lojtar të ri pikërisht ish-lojtarin e Barcelonës, Pablo Moreno, që ishte pjesë e 23 vjeçarëve të Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport felix correa juventus manchester city felix correa juventus manchester city

Sondazh

Poll