Sport

Trajneri i Tiranës acarohet: Ju po talleni me mua, nuk merrem me thashetheme largimi

28 Qershor 2020, 09:44 Nga DOSJA
Trajneri i Tiranës acarohet: Ju po talleni me mua, nuk merrem me

Emanuel Egbo nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, por nuk preferon të flasë për të. Trajneri i Tiranës ka folur para sfidës kundër Skënderbeut dhe ka besim te skuadra bardheblu.

“Skënderbeun nuk e shoh si problem. Kjo është një ndeshje si të tjerat. E dimë se si luajnë ata. Nuk i diskutojmë jashtë ekipit idetë tona para ndeshjes”.

Tekniku foli dhe për diferencën në klasifikimin dhe pikët. “Janë edhe 6 ndeshje, nuk e shoh diferencën e pikëve. I marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Ju mund të pyesni si të doni, por unë kështu e shoh. Shkallët i marr një e nga një”.

Egbo i ka konsideruar si tallje zërat për largimin e tij, duke qenë se mund të fitojë kampionatin. “Ndoshta ju po talleni. Është e palogjikshme të diskutohet. Unë nuk merrem me këtë, nuk ka logjikë. E kam thënë që nuk kam koment. Kam shumë punë për t’u marrë me ekipin. Duhet të mos merrem me thashetheme”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egbo largim thashetheme egbo largim thashetheme

Sondazh

Poll