Sport

Manchester United, 2 orë për t’u kualifikuar në FA Cup, skuadra e Solskjaer eleminon Norwichin

27 Qershor 2020, 19:56 Nga DOSJA
Manchester United, 2 orë për t’u kualifikuar në FA Cup,

ANGLI-Manchester United vuajti jo pak në ndeshjen çerekfinale të FA Cup përballë modestëve të Norëich dhe iu deshën plot 120 minuta lojë për të siguruar kalimin për në fazën gjysmëfinale, falë fitores me rezultatin 1-2.Sfida u zhbllokua në minutën e 51-të, kur sulmuesi Ighalo arriti të dërgojë topin në rrjetë, pas një rrëmuje në zonë, ndërsa vendasit barazuan 10 minuta para fundit me anë të Cantëell, i cili shënoi me një goditje të bukur nga distanca.

Gjërat u komplikuan për Norëich në minutën e 88’, kur mbrojtësi Timm Klose u ndëshkua me karton të kuq për një mbajtje të kundërshtarit si lojtar i fundit dhe vendasit u detyruan të luajnë kohën shtesë me një lojtar më pak.

Thuajse gjatë gjithë 30-minutëshit të shtesës, Manchester United dominoi dhe krijoi një mori rastesh, por holandezi Tim Krul ishte në një formë të mrekullueshme dhe bëri disa pritje spektakolare deri në minutën e 118’, kur mbrojtësi Harry Maguire e mposhti pas një rrëmuje në zonë.Nesër Manchester United do të mësojë emrin e kundërshtarit, që do të dalë nga përballja mes Leicesterit dhe Chelseat.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fa cup manchester united norwich fa cup manchester united norwich

Sondazh

Poll