Sport

Pogba, Messi dhe… Pirlo, Carlos Tevez zbulon formacionin më të mirë me shokë skuadre

27 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Pogba, Messi dhe… Pirlo, Carlos Tevez zbulon formacionin më të

Carlos Tevez ka treguar formacionin e tij të ëndrrave, me lojtarë të cilët i ka patur shokë skuadre. Sulmuesi legjendar i Argjentinës, me një karrierë të shkëlqyer në futbollin europian, nuk ka befasuar aspak me zgjedhjet e tij, thuajse të gjitha të pritshme.

“Nëse do të dilja në pension dhe do të më duhej të luaja një ndeshje lamtumire, skuadra ime do të ishte: Buffon, Ibarra, Ferdinand, Gabriel Heinze, Evra, Scholes, Pirlo, Paul Pogba, Cristiano, Messi dhe Rooney. Unë do të qëndroja në stol”, – është shprehur Tevez për “Radio La Red”.

“Nëse do të kthehesha në Europë, do të shkoja tek West Ham për t’u duartrokitur. Mund edhe të luaja për gjashtë muaj në Brazil, te Corinthians. Nuk përjashtoj asgjë në karrierë”, ka shtuar ai, gjithmonë modest dhe me këmbë në tokë

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formacioni ideal tevez formacioni ideal tevez

Sondazh

Poll