Sport

Sherri mes Halilit dhe Laskës, policia vazhdon procedimin e të dy presidentëve

3 Prill 2019, 18:56 Nga DOSJA
Sherri mes Halilit dhe Laskës, policia vazhdon procedimin e të dy

LAÇ- Pas një incideni të ndodhur sot mes presidentit të Tiranës, Refik Halilit dhe presidentit të Laçit Pashk Laska, është shoqëruar në polici ky i fundit sipas raportimeve.

Sipas faqes ‘Procesi Sportiv’ në Facebook, Halili e ka denoncuar Laskën për goditje.

Siç mësohet, presidentët e Laçit dhe Tiranës, janë konfliktuar në rrugë fill pas ndeshjes, e cila u mbyll me shifrat 2-0 në favor të klubit kurbinas ditën e sotme, dhe që u mbyll rreth orës 16:00.

Përplasja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes,  ku Laska e ka ndjekur Halilin me makinë BMW, dhe pasi janë ndalur të dy Laska e ka goditur.

Presidenti i Laçit po mbahet në ambientet e komisariatit nr. 6 në Tiranë. Bashkë me të  janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Policia ka reaguar ku shprehet se ka proceduar në gjendje të lirë Refik Halilin dhe Pashk Laskën, pas një sherri tek zona e ish-dogadës.

Të dy presidentët kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit, ku pretendojnë se janë rrahur nga njëri-tjetri. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

(B.N. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport laçi pashk laska refik halili tirana laçi pashk laska refik halili tirana

Sondazh

Poll