Sport

Pas vrasjeve në Shkodër, kërcënohen drejtuesit e Vllaznisë

3 Prill 2019, 11:08 Nga DOSJA
Pas vrasjeve në Shkodër, kërcënohen drejtuesit e

SHKODËR– Është pezulluar seanca stërvitore e Vllaznisë, për shkak të presioneve të bëra, në adresë të trajnerit Agim Canaj, dhe drejtorit teknik Engin Firat dhe administratorit Suad Lici,  për përfshirje të lojtarëve në formacion dhe në grumbullim me ekipin e parë. Ende nuk bëhen me dije personat, të cilët kanë kërcënuar drejtuesit e klubit të Vllaznisë.

Burimet pranë lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezente që në kohën e trajnerit Lika, i cili u largua drejt SHBA, por këto presione nuk janë ndalur as me ardhjen e teknikut Canaj, duke vijuar në të njëjtën formë që në ditën e dyte të punës së tij.

Drejtuesit e Vllaznise, Lici, Firat dhe tekniku Canaj nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje. Ende nuk ka një reagim zyrtar të klubit, por burimet bëjnë me dije se situata është tejet e rëndë dhe presionet janë të vazhdueshme ndaj stafit teknik të kuqebluve. Por, kjo gjë nuk ngjall aspak siguri për këdo, i cili do marrë përsipër drejtimin e Vllaznisë.

Vetëm një vit më parë te Vllaznia ndodhi një situatë e paprecedentë që tronditi në themele futbollin shqiptar. Trajneri i shkodranevë në atë periudhë, Ernest Gjoka, u sulmua me thikë nga një person që mbante kapuç në kokë. Për ngjarjen, policia vuri në pranga autorin kryesor dhe një tjetër për bashkëpunim.

Kërcënimi i drejtuesve të Vllaznisë vjen pak ditë pas zinxhirit të vrasjeve në qytetin e Shkodrës, duke shënuar 10 të ekzekutuar në vetëm 8 muaj. Kujtojmë se ngjarja e fundit, ishte, ekzekutimi i dy vëllezërve, (Lexo këtu) Astrit dhe Brahim Bilali në derën e shtëpisë së tyre, më 30 mars.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport agim canaj engin firat kercenohen drejtuesit e vallznise shkoder suad lici agim canaj engin firat kercenohen drejtuesit e vallznise shkoder suad lici

Sondazh

Poll