Sport

Kin i pandalshëm, Juventusi triumfon ndaj Kaljarit

3 Prill 2019, 06:22 Nga DOSJA
Kin i pandalshëm, Juventusi triumfon ndaj Kaljarit

ITALI- Skuadra e Juventusit vazhdon me fitoret në Seria A, edhe pa Ronaldon në fushë. Ditën e djeshme, në transfertë ndaj Kaljarit, ekipi i Alegrit fitoi me shifrat 0-2, takim i vlefshëm për javën e 30-të.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 22-të nga Leonardo Bonuçi, i cili shënoi me kokë nga një goditje këndi, pas harkimit perfekt të Federiko Bernardeskit.

Ndërsa, përballja vijoi e qetë, por rastet e veta i kishte edhe Kaljari, me Barelën apo Pavoletin, ndërkohë që për të vënë në kasafortë 3 pikët e radhës, mendoi sërish talenti që po i bën të gjithë të ëndërrojnë, Moise Kin.

Sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë, shënoi në minutën e 85-të, pas një pasimi të përkryer nga Bentankur nga krahu i djathtë. Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 81 pikëve, plot 18 më shumë se Napoli.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus-kaljari juventus-kaljari

Sondazh

Poll