Sport

Ronaldo flet pas rikthimit të Zidane: Ai di të punojë në mënyrë inteligjente

2 Prill 2019, 20:24 Nga DOSJA
Ronaldo flet pas rikthimit të Zidane: Ai di të punojë në

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka lartësuar ish-trajnerin e tij, Zinedine Zidane, për aftësitë e tij për ta drejtuar Real Madridin.

Nën urdhrat e francezit, sulmuesi portugez i fitoi tre trofe radhazi në Ligën e Kampionëve, para se t’i bashkohej Juventusit verën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se Zidane di si ta trajtojë ekipin në mënyrë inteligjente”, tha Ronaldo në një dokumentar të quajtur “Zidane, Realement Madrid”, të cilin RMC Sport 1 do ta transmetojë të mërkurën.

“Nuk është situatë e lehtë sepse të gjithë futbollistët duan të luajnë shumë, por ai di si të punojë në mënyrë inteligjente dhe ia del t’i përfshijë të gjithë ata”, thotë Ronaldo.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventusi real madrid zinedine zidane cristiano ronaldo juventusi real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll