Sport

Pas takimit me Mbappe, legjenda Pele shtrohet në spital në Paris

3 Prill 2019, 17:15 Nga DOSJA
Pas takimit me Mbappe, legjenda Pele shtrohet në spital në Paris

Legjenda braziliane, Pele u shtrua në spital në Paris mbremjen e të martës me një grip të fortë, por nuk është kërcënim për jetën sipas raporteve.

Shtrimi i 78 vjeçarit mendohet të jetë një masë paraprake, e cila vjen pasi ky i fundit ishte në një event sëbashku me francezin kampion bote Kylian Mbappe.

Përfaqësuesi i tij në Brazil nuk mundej të arrihej për të dhë komentit e tij.

Pele ishte në spital gjithashtu dhe në pasditen e së mërkurës, ku më shumë mundësi ishte për arsye rekuperimi.

Braziliani konsiderohet nga shumë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka fituar 3 herë kupën e botës, për herë të parë kur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Ai lavdëroi Mbappen pas takimit të tyre, për performancën e tij elektrizuese në Kupën e Botës dhe gjithashtu për golat ë shënuar.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kylian mbappe paris pele pele ne spital kylian mbappe paris pele pele ne spital

Sondazh

Poll