Sport

Shkëmbim kokë më kokë mes Barçës dhe Juventusit, Dybala për organizatorin blaugran

3 Prill 2019, 17:58 Nga DOSJA
Shkëmbim kokë më kokë mes Barçës dhe Juventusit,

Paulo Dybalan dhe Filipe Coutinho, nuk po kalojnë formë të mirë në klubet e tyre dhe shumë lajme ka pasur që ata do të largohen.

Aktualisht të dy lojtarët nuk konsiderohen më të paprekshëm.

Janë dy lojtarë mjaft cilësorë dhe tepër të kushtueshëm, por nuk kanë arritur të tregojnë të gjithë potencialin e tyre këtë sezon me klubet e tyre Juventus dhe Barcelona.

Juventusi është në situatë që do të pranonte ta jepte Dybalan që ta marrte Coutinhon në shkëmbim.

Ky duket një opsion, që i përshtatet dhe Barcelonës.

Dybala mund të përforcojë Barcelonën në pjesën ofensive, gjë që vazhdojnë ta kërkojnë Antoine Griezmannin.

Coutinho, nga ana tjetër, nuk iu përshtatet Ernesto Valverdes, por problemi është se transferimi i tij ka kushtuar shumë.

Një shkëmbim kokë më kokë me Dybala, Barcelona do të ishte e lumtur, pasi shuma e paguar te Liverpooli, do të harrohej.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona juventus la liga paulo dybala philippe coutinho seria a barcelona juventus la liga paulo dybala philippe coutinho seria a

Sondazh

Poll