Sport

Rexhinaldo kalon Kukësin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë (Video)

3 Prill 2019, 17:44 Nga DOSJA
Rexhinaldo kalon Kukësin në gjysmëfinalet e Kupës së

Kukësi ka siguruar vendin e vet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Teksa ndeshja e parë në Durrës kishte përfunduar në shifrat 2-2, në Elbasan, ekipet u dukën të kujdesshme.

Pjesa e parë ishte e ftohtë, pa raste, por me Teutën që kërkonte të ngacmonte portën e Frashërit me Bushiç. Në të dytën, golin e gjetën verilindorët, të cilët shënuan me Rexhinaldon, i cili u shërbye në mënyrë mjaft të bukur nga Kordeiroi.

Deri në fund, Teuta nuk mund të rrezikonte seriozisht portën e Frashërit, dhe për kualifikimin u duheshin 2 gola. Pati nerva edhe në sekondat e fundit, ku pas një sherri në fushë, u ndëshkuan mbrojtësi Frashëri i Teutës, dhe Kordeiro tek Kukësi. Në fund, 1-0 për Kukësin, që i bashkohet Tiranës, Skënderbeut dhe Luftëtarit në fazën gjysmëfinale.

gol Rexhinaldo on Vidnews.

 

Formacionet:

Kukësi: Frashëri, Teqja, Cuculi, Krasniqi, Rrumbullaku, Rama, Dzaria, Ethemi, Kordeiro, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu.

Teuta: Hidi, Frashëri, Arapi, Bicaj, Beqja, Osmani, Avdyli, Gashi, Kallaku, Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kukesi teuta kupa e shqiperise rexhinaldo kukesi teuta kupa e shqiperise rexhinaldo

Sondazh

Poll