Sport

Kërcënimi ndaj drejtuesve të Vllaznisë, ish-trajneri Gjoka për Dosja.al: Sa kohë të ketë krim në Shkodër, s’ka sport

3 Prill 2019, 16:08 Nga DOSJA
Kërcënimi ndaj drejtuesve të Vllaznisë, ish-trajneri Gjoka

TIRANË- Pas skandalit me pezullimin e seancës stërvitore të klubit të Vllaznisë për shkak të kërcënimeve të bëra në adresë të trajnerit Agim Canaj, dhe dy anëtarëve të tjerë të stafit, ish-trajneri i klubit, Ernest Gjoka flet për Dosja.al.

Ish-trajneri i klubit i cili u kërcënua në vitin 2017 kur drejtonte ekipin e Vllaznisë, thotë se në Shkodër duan të luajnë futboll, njerëz që nuk kanë lidhje me futbollin, ndodhin të tilla incidente.

Gjoka thotë se për sa kohë në Shkodër të lulëzojë krimi, nuk ka hapësira për të luajtur sport, dhe për të promovuar art dhe qytetari.

Prononcimi i Gjokës për Dosja.al:

Gazetari Benard Neza: Cili mendoni ju se është burimi i këtyre presioneve z. Gjoka?

Ernest Gjoka: Unë di të them që jam një nga trajnerët jo shkodran që u përplasa me pjesën e keqe të qytetit dhe mendoj ku situata ka arritur deri në rrezikimin e jetës dhe të gjitha këto i kam bërë publike dhe i kam kallëzuar në polici, kështu që problemi i Shkodrës dhe i Vllaznisë janë dy probleme të ndryshme.

Gazetari Benard Neza: Si mendoni ju, këto presione dhe kërcënime janë të jashtme apo vijnë nga vet klubi i Vllaznisë?

Ernest Gjoka: Jo, pjesa drejtuese e Vllaznisë është profesionale, këto janë probleme të tjera, ju e shikoni se si është realiteti sot në Shkodër, s’mundet të jetë ndryshe në sport.
Vllaznia do vazhdoje të ketë probleme derisa kjo pjesë e errët e qytetit të largohet dhe ta lejojë atë qytet të bëj sport, art, muzikë ashtu siç i ka hije një qyteti si Shkodra. Derisa do ketë kësisoj problemesh un e dyshoj se do bëhet sport, art dhe qytetari.

Gazetari Benard Neza: Duke marr parasysh incidentin tuaj, mendoni se rasti juaj dhe i trajnerit Canaj janë për të njejtat arsye, nga të njejtët persona?

Ernest Gjoka: Unë nuk i di konkretisht se kush janë personat që kanë kërcënuar zotin Canaj, por di të them që në Shkodër duan të luajnë futboll njerëz që nuk janë të aftë të luajnë dhe ngaqë situata është problematike, dhe nuk është vetëm sot por ka disa vite, gjehen momente dhe ushtrohet presion. Unë pata rastin tim ku u përballa direkt, ndoshta Canaj dhe Lika kanë pasur problemet e veta, por më vjen shumë keq që Vllaznia është pre e kësaj pjese të keqe që nuk do e lejojë të ecë përpara.

Ditën e sotme, është pezulluar seanca stërvitore e Vllaznisë, për shkak të presioneve të bëra, në adresë të trajnerit Agim Canaj, dhe drejtorit teknik Engin Firat dhe administratorit Suad Lici, për përfshirje të lojtarëve në formacion dhe në grumbullim me ekipin e parë. Ende nuk bëhen me dije personat, të cilët kanë kërcënuar drejtuesit e klubit të Vllaznisë. Burime për Dosja.al lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezente që në kohën e trajnerit Lika, i cili u largua drejt SHBA, por këto presione nuk janë ndalur as me ardhjen e teknikut Canaj, duke vijuar në të njëjtën formë që në ditën e dyte të punës së tij. Gjithashtu, kërcënime ka patur edhe për ish-trajnerët Armando Cungu dhe Ernest Gjoka.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ernest gjoka kercenohen drejtuesit e vllaznise ernest gjoka kercenohen drejtuesit e vllaznise

Sondazh

Poll