Politike

Lëvizja e radhës, Thaçi lë Austrinë dhe zbret në Rinas: Ditë më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpa

26 Qershor 2020, 11:10 Nga DOSJA
Lëvizja e radhës, Thaçi lë Austrinë dhe zbret në

KOSOVË – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ulur në tokën shqiptare. Ai ka marrë fluturimin nga Austria dhe ka zbritur në Rinas.

Lajmin e ka dhënë vetë Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gjithashtu presidenti i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë një fjalim nga zyra e tij në Kosovë.

Motra dhe vëllezër, Miq të dashur, Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi”, shkruan Thaçi.

Presidenti i Kosovës duhet të kthehej ditën e djeshme, por udhëtimi i tij u ndërpre, pasi aeroporti Adem Jashari në Prishtinë është i mbyllur për shkak të pandemisë.

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaci hashim thaci vjen ne tirane hashim thaci hashim thaci vjen ne tirane

Sondazh

Poll