Politike

SKEMA/ Lista e kandidatëve të PD do të jetë gati deri në 1 tetor, verë e “ethshme” për demokratët, ç’do të ndodh

26 Qershor 2020, 10:47 Nga DOSJA
SKEMA/ Lista e kandidatëve të PD do të jetë gati deri

Më pas, është Grupi Qendror i Koordinimit që më 1 gusht 2020 dorëzon një listë dhe raport në Parti për kandidaturat. 

Në këtë moment, nis procedura e seleksionimit të kandidaturave të mundshme. Ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve që do të vlerësojë kandidaturat në dy faza; e para përmes kritereve formale, dhe më pas faza e dytë, që është plotësimi i formularit të Vetëdeklarimit nga çdo kandidat.

Kjo fazë pritet të zgjasë nga 1 gushti deri më 15 shtator. Faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve, është konsultimi me anëtarësinë. Kjo fazë do të zgjasë nga 15 deri më 30 shtator. Më pas, nis votimi dhe anëtarët përmes parimit, një anëtar një votë, zgjedhin kandidatët ose japin votë kontestuese për ata emra që nuk duan të jenë pjesë e listës së deputetëve. 

Më pas, faza e katërt, do të jetë miratimi i listës në Kryesinë e Partisë Demokratike.

Por si do të jetë raporti i përzgjedhjes? 

80% e kandidaturave do të zgjidhen nga kandidaturat që konfirmon anëtarësia, ndërsa 20% e emrave do të jenë pjesë e listës që do të përzgjidhen nga kryesia e Partisë Demokratike, me prurje nga shoqëria civile, bota akademike, mjekësia, dhe grupime të tjera. Parimi i ndjekur nga PD edhe në këtë rast është risi, ku gratë do të zenë jo më pak se 30% të numrit të Përgjithshëm të kandidatëve, të rinjtë jo më pak se 10% e kandidatëve dhe të përndjekurit e pronarët do të kenë përparësi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha partia demokratike e shqiperise lulzim basha partia demokratike e shqiperise

Sondazh

Poll