Politike

Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, Meta u del në krahë politikanëve të Kosovës: U jam në krah, edhe si mik e shoq

26 Qershor 2020, 10:50 Nga DOSJA
Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, Meta u del në krahë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat, i ka dalë në mbrojtje homologut të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. 

Në fjalën e tij, Meta është shprehur se akuzat e ngitura, synojnë njolllosjen e luftës së bërë nga UÇK-ja dhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës. 

Çështja e dytë është zhvillimi i fundit lidhur me aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Është mjaft sfidant, jam i sigurt që do të përballohet me urtësi dhe unitet nga jo vetëm këto dy personalitete. Duke vlerësuar se kjo nuk është sfidë individuale jam i bindur se do të përballohet me unitet nga e gjithë klasa politike në Kosovë. Pala që shkaktoi luftën e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK-së por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës. Shpreh solidaritetin tim, jo vetëm si kreu i shtetit por edhe si mik dhe si shok për të rrëzuar këtë strategji provokative,”-tha Meta. 

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mesditën e sotme, komunikimin javor me gazetarët. Në fjalën e tij, Meta ka paralajmëruar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu Meta ka shprehur mbështetjen e tij për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët akuzohen për krime lufte.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaci nen hashim thaçi nën akuze ilir meta kadri veseli meta me gazetaret 26 qershor 2020 hashim thaci nen hashim thaçi nën akuze ilir meta kadri veseli meta me gazetaret 26 qershor 2020

Sondazh

Poll