Politike

‘Braçe ka miza në kokë, s’ta zgjidh dot…’/ Rama ‘zbret’ në Lushnje, lëshon kunja për Veliajn: S’janë si bul

26 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
‘Braçe ka miza në kokë, s’ta zgjidh

LUSHNJE– Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në Lushnje për të inspektuar nga afër rindërtimin e rezervuarit të Thanës dhe kanaleve të tij kryesore.

I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi dhe zëvëndësi i tij, Dhimo Kote, Rama nuk i ka kursyer batutat duke përmendur edhe deputetin Erion Braçe dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa fliste për shumën që kishte kushtuar projekti i rezervuarit të Thanës, Rama ka ironizuar se investimet që bëheshin në bujqësi, nuk bënin bujë aq sa “punët” e kryebashkiakut Veliaj.

PJESË NGA TAKIMI:

Dhimo Kote: E kam ndjekur gjithë punën që është bërë. E kemi ujin në çdo parcelë.

Edi Rama: Ishte kallamishte.

Dhimo Kote: Është rrugë shumë herë më e rëndësishme se ajo e Tri Urave që u bë në fillim me ardhjen e Braçes në zonë.

Edi Rama: Nuk ua zgjidh dot konkurrencën me Erion Braçen. Jeni njerëz me miza në kokë. Dhimos i kishte mbetur gozhdë, se ishte gjendje e rrezikshme jo e degraduar. Edhe nuk i kishim 10 milionë euro. Këto nuk duken shumë, s’janë si ato bulevardet e parqet e Lali Erit, po kanë rëndësi strategjike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion brace erion veliaj edi rama erion brace erion veliaj

Sondazh

Poll