Politike

Presidenti Meta paralajmëron takimin me Ruçin: E pres nga e hëna, diskutojmë procesin e ngritjes së ‘Kushtetueses’

26 Qershor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Presidenti Meta paralajmëron takimin me Ruçin: E pres nga e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka njoftuar ditën e sotme se nisur nga e hëna pret një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për të diskutuar lidhur me procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se ditën e sotme, opinioni i Komisionit të Venecias është përkthyer në shqip, për të shuar çdo lloj dyshimi dhe për të kuptuar gjithë rekomandimet. Ndaj kreu i shtetit njoftoi se i ka dërguar një letër Ruçit për të zhvilluar një takim.

Gjithashtu nuk ka kaluar pa u përmendur edhe ngritjen e aktakuzave ndaj homologut të tij, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Kreu i shtetit tha se akuzat e ngitura, synojnë njolllosjen e luftës së bërë nga UÇK-ja dhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës.

Më tej, Meta ka dhënë llogari edhe për dekretet e kaluara dhe ato që presin ende për t’u kaluar ose jo nga kreu i shtetit. Në fjalën e tij, ai ka mohuar marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama për emrin e propozuar nga Meta për kreun e KLSH-së.

Ndërkohë që komentoi edhe ftesën e ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli për një takim të politikanëve shqiptarë, ndërsa shtoi se po shqyronte propozimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të drejtat e minoriteteve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci ilir meta meta me gazetaret 26 qershor 2020 gramoz ruci ilir meta meta me gazetaret 26 qershor 2020

Sondazh

Poll