Politike

“Dikur në Parlament shkohej me shpata”/ Ralf Gjoni sqaron sërish sherrin me Halit Valterin në Kuvend: Unë shoh veten tim

26 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
“Dikur në Parlament shkohej me shpata”/ Ralf Gjoni sqaron

TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni ka shpjeguar incidentin që ndodhi ditën e djeshme gjatë seancës plenare me deputetin Halit Valteri.

I ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora, Gjoni u shpreh se e gjithë situata ishte një keqkuptim, duke shtuar se është tejet normale që të ketë acarime. Më tej, Gjoni shtoi se situata të tilla ndodhnin në çdo parlament të botës.

Unë shoh veten time dhe nuk e kuptova se çfarë ndodhi, as se çfarë u pasqyrua. Nuk e kuptova agravimin e situatës dhe nuk e kuptoj pse duhet të bëhej lajm. Unë ruajta qetësinë se unë jam i fokusuar te reforma zgjedhore. Më shumë pati një keqkuptim të asaj që unë thashë. Në çdo parlament të botës ke momente agravimi. Edhe parlamentin britanik, dy dyja palët janë përballë njëra-tjetrës dhe në tokë ke dy viza të gjata të kuqe. Këto vija nuk lejohen të kalohen dhe kanë largësinë e shpatës se dikur në parlament shkohej me shpata. Unë e shoh se është normale që të ketë acarime momentale, pasi ne jemi duke debatuar për diçka shumë të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për çfarë do të votohet nesër. Kjo ka të bëjë me themelin e demokracisë. Ne jemi deputetë ndryshe, pasi nuk i bindemi diktatit të partisë,”-tha Gjoni.

Ndodhia e pakëndshme, ndodhi ditën e djeshme gjatë seancën pleanre. Teksa Gjoni fliste nga foltorja, deputeti Valteri ndërhyri nga vendi, duke bërë që kolegu t’i kërkonte qetësi në mënyrë që të mbaronte fjalimin e tij. Në momentin që u ul Gjoni, Valteri iu drejtua me fjalë fyese, ndërsa deputetë të tjerë ndërhynë për të “shuar” debatin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri ralf gjoni seancë plenare 25 qershor 2020 sherr ne kuvend halit valteri ralf gjoni seancë plenare 25 qershor 2020 sherr ne kuvend

Sondazh

Poll