Politike

PS ‘ndez motorët’ e fushatës/ Spiropali zhvillon takim me socialistët e Tiranës: Gati për të vërtetuar me votë se rr

26 Qershor 2020, 10:19 Nga DOSJA
PS ‘ndez motorët’ e fushatës/ Spiropali zhvillon takim me

TIRANË- Partia Socialiste ka “ndezur motorët” për zgjedhjet e ardhshme që priten të zhvillohen më 2021. Kryetarja e Partisë Socialiste në Tiranë, Elisa Spiropali, që mban edhe postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njofton se socialistët e kryeqytetit kanë zhvilluar dje mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë.  Në këtë takim ishin të pranishëm Taulant Balla dhe Elisa Spiropali, ku u diskutua për planin organizativ si dhe objektivat për zgjedhjet e vitit 2021. Ministrja thekson se Tirana, Kamza, Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, janë gati për të vërtetuar me votë se rruga e transformimit vazhdon.

Reagimi i plotë:

Duke ruajtur distancimin social, por duke forcuar dita ditës frymën e ekipit, zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021. Partia Socialiste është e ndërtuar mbi modelin e besimit, frymës dhe punës së njerëzve të zakonshëm. Kjo forcë qëndron si konstrukt në vlerat më të mira të komunikimit, solidaritetit, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes rinore.

Partia Socialiste ka barrën dhe privilegjin të edukojë politikisht me vlerat më të larta njerëzore e politike jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e saj,por edhe ata qytetarë shqiptarë që janë pré e çedukimit ku ka rënë ngarkesa e mjerë kulturore opozitare shpifëse dhe përçarëse, ku e vetmja pëlhurë e zbehtë ideologjike mbetet tribalizmi i pashoq dhe gjuha e urrejtjes. Tirana, Kamza, Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, janë gati për të vërtetuar me votë se rruga e transformimit vazhdojmë Bashkë. 

Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka nisur “de fakto” fushatën elektorale. Në mbledhjen e djeshme kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidateve për deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Faza e përzgjedhjes do të kalojë në 4 faza.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ps ndez motorët për fushatë elisa spiropali ps ndez motorët për fushatë

Sondazh

Poll