Politike

Emërimet në “Kushtetuese”, Meta i çon letër Ruçit: E pres nga e hëna, ja çdo diskutojmë

26 Qershor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Emërimet në “Kushtetuese”, Meta i çon letër

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në fjalën e tij, Meta sqaroi se tanimë opinioni i Komisionit të Venecias është përkthyer duke sqaruar se tanimë rekomandimet janë të qarta.

Kam një angazhim dhe do të doja të përqëndrohesha në dy elementët kryesore. Po e nis me Komisionin e Venecias. Si president i Republikës, siç kam qënë gjithmonë i palodhur për bashkëpunim, do të vijoj të jem kështu edhe pas raportit përfundimtar të Venecias. I kemi çuar një shkresë zyrtare për takim zotit Ruçi për emërimet në GJK duke nisur nga e nëna. Ju do të thoni pse nga e hëna? Sepse sot kemi të përkthyer në mënyrë të certifikuar dhe zyrtare raportin e Komisionit të Venecias. Sot kemi përfundimisht të përkthyer në shqip raportin përfundimtar. Ky është dokument zyrtar dhe me përgjegjësi të plotë. Implementimi i rekomandimeve është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Rekomandimet janë të qarta edhe shqip. Jemi të gatshëm për bashkëpunim,”-tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mesditën e sotme, komunikimin javor me gazetarët. Në fjalën e tij, Meta ka paralajmëruar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu Meta ka shprehur mbështetjen e tij për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët akuzohen për krime lufte.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci ilir meta meta leter ruci per kushtetuesen meta me gazetaret 26 qershor 2020 gramoz ruci ilir meta meta leter ruci per kushtetuesen meta me gazetaret 26 qershor 2020

Sondazh

Poll