Politike

“Shqipëria ka nevojë për magjistratë që t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike”/Luigi Soreca: Të vazhdojë zbatimi i

26 Qershor 2020, 07:20 Nga DOSJA
“Shqipëria ka nevojë për magjistratë që t’i

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në Twitter ka theksuar se duhet të vijojë zbatimi i Reformës Zgjedhore. Kryediplomati evropian shkruan se Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë të pavarur dhe të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike.

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne dëshirojmë më të mirat aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë. 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrasturës. Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj dhe BE është në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve”, shprehet ai në një postim në Twitter.

 

Justice reform is moving forward and its implementation must continue. It is great to see many young Albanians ?? willing to be part of the new justice system.
We wish all the best to today’s applicants for magistrates and advisors, 277 candidates for 100 posts for this…1/2

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) June 26, 2020

Ndërkohë pak javë më parë,ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim deklaroi se nuk do të heqë dorë nga Reforma në Drejtësi. Sipas saj është bërë shumë rrugë dhe do të ishte tragjike që të mos vijonte kjo reformë. Reforma në Drejtësi është një nga kushtet për negociatat me Bashkimin Europian.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca reforma ne drejtesi luigi soreca reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll