Politike

Presidenti e nis ditën me këngën e Petrit Lulos: U çmalla me bilbilin e Gjirokastrës, më dha shumë energji pozitive

26 Qershor 2020, 06:34 Nga DOSJA
Presidenti e nis ditën me këngën e Petrit Lulos: U çmalla

GJIROKASTËR- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook  takimin që ka zhvilluar me Gjirokastër me këngëtarin e njohur Petrit Lulo. Kreu i shtetit shprehet se Petrit Lulo gjatë takimit të djeshëm i dhuroi shumë emocione. Ndërkohë Presidenti ka publikuar edhe disa vargje të këngës me titull “Gjirokastra ime”.

Reagimi i plotë:

Ne dje u çmallëm me Bilbilin e Gjirokastrës, Petrit Lulon. Ai na dhuroi emocione dhe shumë energji pozitive duke na e bërë ditën edhe më të bukur. Ndaj dhe unë të dashur miq po ndaj me ju disa momente nga “Gjirokastra ime”, me urimin që ta nisni mbarë këtë ditë.

“Sot me zërin tim,
Mblidhen mijëra zëra,
Po the Gjirokastra,
I ke thënë të tëra!

Në rrugët e tua,
Gdhëndur-o me gurë,
Këndova që foshnjë,
Sa u bëra burrë!

Dritë të kam në zëmër,
Dritë të kam te syri,
Ti për mua nëna,
Unë për tyja biri”

? Shijoni këngën në linkun më poshtë:
?
https://youtu.be/PLtG37EnBOo

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta petrit lulo ilir meta petrit lulo

Sondazh

Poll