Aktualitet

“Nuk është në masën e duhur”, Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë kryerjen e testimeve masive p

26 Qershor 2020, 10:13 Nga DOSJA
“Nuk është në masën e duhur”, Avokati i Popullit

TIRANË -Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, që të nisë testimet masive për COVID-19. AP ka konstatuar se testimi nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme, por është i kufizuar. Nëpërmjet rekomandimit të dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, AP ka kërkuar njëkohësisht më shumë transparencë në lidhje me sasitë e tamponëve dhe kapacitetin e testimeve.

Njoftimi i plotë

AVOKATI I POPULLIT KËRKON NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË GARANTIMIN E TË DREJTËS SË QYTETARËVE PËR TESTIM NË KUADRIN E PANDEMISË SË COVID-19 Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë me anë të një rekomandimi që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë në kuadrin e pandemisë globale të covid-19. Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazen e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji. Rezulton se kjo e drejtë nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme por është e kufizuar vetëm në domosdoshmëri. Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së. Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar.

Testimi masiv ka qenë gjithashtu kërkesë e Partisë Demokratike. Ndërkohë autoritet ndërkohë kanë vendosur që të ndjekin metodën e ndjekjes epidemiologjike.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ditën e sotme MSH njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19. Harta me të prekur është zgjeruar në 16 qytete.  Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 51, pasi kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi. Aktualisht në këtë spital po marrin mjekim 87 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit ministria e shendetesise testimet masice per covid-19 avokati i popullit ministria e shendetesise testimet masice per covid-19

Sondazh

Poll