Shqipëria më e korruptuara e Ballkanit, 90% besojnë se në politikë dhe në sistemin e drejtësisë pranohen ryshfete
26 Qershor 2020, 10:00Nga DOSJA
SHQIPËRI- Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në vitin 2020 në raport me vendet fqinjë. Barometri i Ballkanit i këtij viti tregoi se, perceptimi për korrupsionin shënoi rritje të dukshme në Shqipëri për të nëntë sektorët kryesorë me 2019 ne raport me 2018, ku mbizotëronin ryshfetet nga 13-45 % për të gjitha institucionet. Shqipëria paraqitet me besimin më të ulët ndaj institucioneve. 90 për qind e të anketuarve besojnë se politika dhe sistemi i drejtësie është i korruptuar. Kjo përqindje është pak më e ulët në rajon. Gjithashtu 80 % e shqiptarëve mendojnë se doganat janë të korruptuara dhe 77% e tyre mendojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar. Si më pak të korruptuarat kudo në rajon paraqiten ushtria, shërbimet fetare, Organizatat Joqeveritare.
Gati gjysma e popullsisë, 45% raportojnë se kanë paguar ryshfet për shërbimet në shëndetësi. Pagesat nën dorë për mjeket ishin më të lartat në Rajon teksa shihet se në vendet e tjera, si Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova ky tregues është nga 9 ne Maqedoni në maksimumi 15 % në Bosnjë (shih tabelën e mëposhtme). Një e pesta e popullsisë në Shqipëri ka pohuar se ka dhënë ryshfet ndaj individëve të gjyqësorit dhe drejtësisë, 16 % kanë paguar dhurata dhe korrupsion për policinë. Në vendet e tjera ta Rajonet pagesat e ryshfetit për drejtësinë dhe policinë janë në intervalin e 1-4% te të anketuarve.
Shqipëria ka bërë hapa pozitiv vetën në korrupsionin ndaj shërbimeve bashkiake të cilat nga 13 për qind në vitin 2018 ranë në 8% në vitin 2019. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina ka rritje të korrupsionit në shtatë nga nëntë kategoritë. Mali i Zi është në skajin tjetër të shkallës me më pak raste të regjistruara të ryshfeteve që paguhen në shtatë nga nëntë kategoritë në shqyrtim.
Indeksi i korrupsionit u përhap gjerësisht kudo në rajon, duke arritur në 31% më 2019 nga 26% që ishte me 2018. Ka një rritje të dukshme në perceptimin e korrupsionit ndaj institucioneve. Pjesa dërrmuese e sektorëve, organizatave dhe institucioneve të shqyrtuara konsiderohen të korruptuara nga një shumicë dërrmuese e të anketuarve.
Kudo në rajon kriza e besimit në sistemin e sundimit të ligjit rëndon mbi gjyqësorin që konsiderohet i korruptuar nga rreth 80% e të anketuarve, te dytat vijnë për partitë politike (82%). Në Shqipëri sistemi i arsimit ka marrë një vlerësim me pozitiv për korrupsionin se në vendet e tjera të rajonit.
TIRANË– Adjola Lakra, 26 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet të jetë një nga bashkëpunëtoret e Viktor Markut në ekzekutimin e Hekuran Billës, m...
FIER-Së fundmi janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Fier dhe 1 rast i ri në Roskovec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 1 i ri i ardhur nga Anglia,...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje sipërmarrjeve turistike dhe pushuesve që gjatë sezonit turistik të zbatojnë masat anti...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sërish online paraditen e sotme për të miratuar emërime të reja të përkohshme të 6 prokurorëve. Gjatë...
TIRANË- Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë të infektuar me COVID-19, të cilët merrnin mjekim në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë...
SHQIPËRI- 2 viktima përgjatë orëve të fundit në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak të COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, njofton se viktimat janë dy pa...
TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me problemin e studentëve të Fakultetit Ekonomik, të cilët kanë 1 vit pa diploma, si pasojë përplasjeve me...
TIRANË- Shtëpia e Nexhmije Hoxhës më në fund do të prishet! Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar paraditen e sotme një aksion për ...
DURRËS -Dy persona janë proceduar në Krujë, për gërryerje të shtrateve të lumenjve pa leje. L.S. 50 vjeç, është kapur në flagrancë duke marrë inerte...