Aktualitet

Pipero: Rritja e rasteve, përtej pritshmërive tona! Ku ka aktivitet ekonomik, të infektuarit shtohen

25 Qershor 2020, 20:59 Nga DOSJA
Pipero: Rritja e rasteve, përtej pritshmërive tona! Ku ka aktivitet

TIRANË– Në një intervistë në emisionin “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero tha se rritja e rasteve të personave të prekur nga COVID-19, është përtej pritshmërive dhe se ky lajm duhet konsideruar shqetësues.

Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej prishtmërive tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qyetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekimi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht,”– tha ai. 

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat janë zonat më të nxehta, mjeku tha:

“Unë besoj që në të gjithë vendin ka raste, por zonat e mbipopulluara, zonat urbane, si Shkodra, Tirana, Kruja me industrinë fasone kanë rastet më të larta. Sidomos aty ku ka aktivitet ekonomik tek të cilat nuk respektohet protokolli”.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll