Bota

Anulimi i takimit në SHBA, Grenell i përgjigjet Hotit: E kuptojmë vendimin tuaj, do caktojmë një datë të re së shpejti

25 Qershor 2020, 14:24 Nga DOSJA
Anulimi i takimit në SHBA, Grenell i përgjigjet Hotit: E kuptojmë

SHBA-I deleguari i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka konfirmuar anulimin e takimit në Washington për dialogun me Serbinë. Në një postim në Twitter, Grenell shkruan, se e kupton vendimin e kryeministrit Avdullah Hoti. Më tej ai shton, se po punon që të caktojë një datë të re së shpejti.

Faleminderit kryeministër Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe po punojmë për të caktuar një datë të re së shpejti.

Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi ditën e sotme anulimin e takimit në Ëashington , pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku Prokuroria Sepciale ka ngritur akuzë për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-ushtarëve të UÇK. Vendimi i tij pason atë të Thaçit, i cili bëri të njëjtën gjë një ditë më parë. Hoti ndërkohë u takua sot në Bruksel me kreun e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister ku sëbashku kanë diskutuar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Në lidhje me akuzën e Prokurorisë Speciale, Hoti tha nga Brukseli, se çështjet që lidhen me drejtësinë nuk duhet të komentohen, ndërsa shtoi, se Kosova tashmë ka një maturi institucionale për të tejkaluar çdo situatë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti dialogu kosove-serbi richard grenell avdullah hoti dialogu kosove-serbi richard grenell

Sondazh

Poll