Bota

Banorët e Prishtinës mbështesin Thaçin: Gjykata s’është në rregull, një akuzë e pabazë ndaj Presidentit

25 Qershor 2020, 12:09 Nga DOSJA
Banorët e Prishtinës mbështesin Thaçin: Gjykata

KOSOVË– Aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale e Hagës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krimet e luftës, kakrijuar një situatë teje e tensionuar edhe në vend.

Disa qytetarë në Kosovë të pyetur mbi këtë çështje mjaft delikate të Thaçit kanë treguar se e mbështesin, duke deklaruar se Presidenti është i  pafajshëm.

Një prej qytetarëve ka thënë se Gjykata është e pavaru,  por nuk është në rregull, duke këmbëngulur për pafajsinë e Thaçit.

“Gjykata është e pavarur, nuk është në rregull, nuk është në rregull se  faktikisht protagonistin kryesor Presidentin e Republikës së Kosovës të thirret nga Gjykata Speciale me datën 27, i cili nuk mund të jetë në New York. “- u shpreh qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar ka thënë se akuza është e pabazë dhe krejt politike, prandaj sipas tij Thaçi është i pafajshëm.

“Është një ngjarje që ka tronditur krejt Kosovën sepse kanë ndodhur disa ngjarje për marrëveshjen me Serbinë. Një akuzë e pabazë se Presidenti është i pafajshëm dhe kjo është një akuzë politike se ku janë ato 20 vjet  që s’kanë thënë kështu.”- është shprehur qytetari.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll