Bota

Paralajmërimi i Ministrit të Shëndetësisë në Kosovë: Po planifikojmë testime masive, rrezikohemi nga një valë e dytë

25 Qershor 2020, 13:22 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Ministrit të Shëndetësisë në

KOSOVË-Kosova është një ndër vendet e goditura nga koronavirusi që ende nuk ka mundur të fitojë betejën  me Covid-19. Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Komunën e Prishtinës ku ka  takuar kryetarin Shpend Ahmeti.

Zemaj ka bërë me dije se ata kanë diskutuar për situatën e pandemisë  në kryeqytet.

“Edhe sot me një ekip të profesionistëve dhe kabinetit tim erdhëm në kryeqytet që të shohim për së afërmi dinamikën e kryerjes së detyrave të menaxhimit të situatës me Covid-19 në Komunën e Prishtinës. Nuk është e tepërt të shprehim falënderime për punën dhe angazhimin që është bërë gjatë këtyre ditëve në kryeqytet , ne duhet të insistojmë të koordinohemi në menaxhimin e mëtutjeshëm të situatës më Covid-19. Kemi diskutuar edhe për projekte në kryeqytet të cilat janë në interes të qytetarëve dhe që përmirësojnë jetën e tyre. Bashkërisht ta menaxhojmë situatën në Prishtinë deri sa të largojmë virusin, pasi në Prishtinë kemi mbingarkim me qytetarë të cilët janë këtu për të kryer ndonjë punë. Ju bëjmë thirrje që të bën kujdes të mbani distancë, të mbani higjienën.”– është shprehur ai.

Ndër tjera Zemaj ka bërë me dije se nga Ahmeti është bërë një propozim me 8 pika në menaxhimin e situatës Covid-19, për të cilat tha i kanë marrë parasysh dhe se do të dërgohen në MSH dhe IKSHPK, duke shtuar se po planifikohet një testim masiv në vend.

“Ne jemi shumë konkret, duhet të ecim tutje do të kalojmë edhe në testime masive, kemi formuar brenda MSH-së grupe të ekspertëve që janë duke u marrë me rekomandime dhe strategji të qarta ani-covid për tre muajt e ardhshëm, pasi po përgatitemi se mund të kemi një valë të dytë.“- deklaroi Zemaj.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj koronavirusi ne kosove armend zemaj koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll