Bota

Bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Shënohen 153 raste të reja dhe 6 në 24 orët e fundit

25 Qershor 2020, 12:34 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Shënohen 153 raste

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë të tjerë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 153 raste të reja.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, e cila ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë Covid-19  6  persona kanë vdekur ndërsa 153 persona të tjerë janë infektuar  nga koronavirusi.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka shkuar  në 5.595, numri i të shëruarve në 2.166 ndërsa numri i viktimave në 265. Deri më tani numri i rasteve aktive ka shkuar në 3.095.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll