Bota

VIDEO/ Miku i Edi Ramës, Vittorio Sgarbi nxirret zvarrë nga parlamenti italian, fyeu kolegët

25 Qershor 2020, 13:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Miku i Edi Ramës, Vittorio Sgarbi nxirret zvarrë nga parlamenti

ITALI-Gazetari dhe kritiku Vittorio Sgarbi, i cili është edhe mik me kryeministrin shqiptar Edi Rama, është përjashtuar nga salla e Parlamentit italian, pas fjalëve fyese ndaj kolegeve të tij femra. Ofendimet ishin në drejtim të deputetes së Forza Italia, Giusi Bartolozzi dhe zv.presidentes së Dhomës së Deputetëve, Mara Carfagna. Ishte kjo e fundit që kërkoi përjashtimin e Sgarbit, pasi ky i fundit filloi ti ofendote koleget me fjalët “shkofsh në të sëmës”, “budallaqe” apo “kur*ë”.

Në momentin që kjo e fundit i kërkoi që të dilte nga salla, Sgarbi shkoi tek vendi i deputetëve, fillimisht tek ata të partisë “Fratelli d’Italia” dhe më pas tek ata të “Lega Nord”. Duke qenë se nuk po bindej për të lënë sallën, 4 roje sigurie e kanë kapur nga këmbët dhe duart dhe e kanë nxjerrë zvarrë.

Sgarbi pak kohë më parë ishte i pranishëm në Shqipëri, ku ndezi një debat të madh me deklaratën e tij, se Bylisi është qytet grek. Gjithashtu ai pësoi një incident në Palasë, duke rrezikuar të mbytej për shkak të dallgëve të mëdha.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota miku i edi rames vittorio sgarbi vittorio sgarbi nxirret jashte parlamentit miku i edi rames vittorio sgarbi vittorio sgarbi nxirret jashte parlamentit

Sondazh

Poll